KreuCelebrity

Identifikohet ekonomisti që mbajti peng familjen në Tiranë, gruaja tentoi vetëvrasjen!

Identifikohet ekonomisti që mbajti peng familjen në Tiranë,

35 vjec, economist me profesion e në pamje të parë një i ri mëse normal, Jetnor Zhaboli u vu sot në pranga nga policia me një akuzë tronditëse: Atë të mbajtjes peng në banesë të nënës së tij, bashkëshortes dhe vajzës së mitur.

Identifikohet ekonomisti që mbajti peng familjen në Tiranë,

Sipas uniformave blu, kryefamiljari sa herë largohej nga banesa u ndërpriste atyre çdo lloj komunikimi me persona të tjerë. Madje ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj të shoqes. Që në fillim të lidhjes së tyre, ai qe shfaqur si xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës situata u përkeqësua akoma edhe më shumë.

Për t’i patur nën kontroll gjatë gjithë kohës që ishte në lëvizje, 35-vjeçari kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari. Hetimet gjithashtu kanë zbuluar se, ai kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.

Aq shume ishte traumatizuar e shoqja nga kjo mënyrë jetese sa kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF