Arbana Osmani, moderatore “historike” e Top Channel nuk u shfaq më në ekran që nga fundi i sezonit të shkuar të BBV. Ne sezonin e ri, prezantimi i show-t të rëndësishëm iu besua Ledion Liços, dhe Arbana u duk se u tërhoq për t`iu përkushtuar biznesit të saj.
Megjithatë, burime për “Foli.al” thonë se prezantuesja do të rikthehet në në televizion, vetëm se jo në “Top-Channel”, por në “TV Klan”. Te njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndërsa nuk dihen detaje te tjera. Gjithashtu me të, thuhet se edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.
Nga Arbana vetë nuk ka asnjë reagim që të pohojë një kalim të tillë, megjithatë, nëse kjo ndodh vërtet, do të thotë se ajo do të ketë ‘fatin’ e moderatores Luana Vjollca, e cila po ashtu u largua nga “Top-Channel” për ekranin e “Tv Klan”.



















