KreuCelebrity

Opinioniste në BBV; Ori Nebijaj flet për këtë rol: Ishte e vetmja gjë..

Opinioniste në BBV; Ori Nebijaj flet për këtë rol: Ishte e

Ori Nebijaj do të jetë opinioniste në “Big Brother VIP 3”, duke shënuar në këtë mënyrë rikthimin e saj në ekran që kur mori detyrën e saj si deputete e parlamentit shqiptar.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për Top Channel dhe ka folur për këtë ofertë të re që iu bë dhe ndau emocionet e saj për këtë rikthim në shëtpmë e saj, sikurse ajo e cilëson.

 “Më kishte marrë malli të them të drejtën, edhe pse politika të mban të angazhuar me median, edhe pse unë kam qenë disi më e tërhequr për shkak të situatave politike. Në fakt, parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij…Top Channel është shtëpi për mua, jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe Top Channel ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që do të më bënte të rikthehem dhe mendoj se do të jetë më të lehtë tani që Arbër Hajdari është një opinionst me shumë eksperiencë.

Opinioniste në BBV; Ori Nebijaj flet për këtë rol: Ishte e
 
Media, por edhe politika më kanë mësuar qartazi atë vijën e kuqe mes të qenit neutral dhe profesional. Në rolin e opinionistit nuk mund të ketë tifozëri dhe asgjë personale; udhëhiqesh nga të qenit i drejtë dhe me asnjëherë palë. Kam përshtypjen se edhe publiku këtë do”, u shpreh Ori Nebijaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF