Ndryshe nga ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt, i cili duket sikur është rinuar brenda natës, Angelina Jolie është shfaqur me një pamje natyrale që tregon kalimin e kohës. Në Hollyëood, botoksi i tepërt është i zakonshëm, dhe shumë yje shihen me një “fytyrë dylli pa shprehje” pas procedurave kundër plakjes. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Angelina Jolie.
Kjo nuk do të thotë që aktorja nuk u drejtohet procedurave të ndryshme kundër plakjes, por e bën këtë në mënyrë diskrete dhe e mban fytyrën esaj natyrale. Në daljen më të fundit publike, në premierën e filmit “Maria” në Nju Jork, Angelina Jolie bëri përshtypje me elegancën e saj. Në moshën 49-vjeçare, Angelina preferoi një grim diskret, i cili i shtonte bukurinë e fytyrës së saj, e cila ndërkohë tregonte shenjat e moshës.
Aktorja zgjodhi për këtë event një fustan të mrekullueshëm të bardhë, të palosur nga beli e poshtë. Angelina shkoi në event e shoqëruar nga tre nga gjashtë fëmijët e saj - Zahara, 19 vjeç, dhe djemtë Maddox, 23, dhe Pax, tre vjet më i vogël.
Pas një pauze më të gjatë, Angelina Jolie është rikthyer sërish fort në botën e kinemasë – ajo aktualisht është duke promovuar dy filma: “Maria”, në të cilin ka rolin kryesor dhe “Pa gjak”, një film ku është producente.



















