KreuCelebrity

Pas vetëdorëzimit në polici të Stresit; reagon babai i tij!

Pas vetëdorëzimit në polici të Stresit; reagon babai i tij!

Pas disa muajsh në arrati, Arkimed Lushaj, i cili më së shumti njihet me emrin e artit Stresi, është vetëdorëzuar në policinë e Pejës. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas sherrit të ndodhur në një lokal nate në këtë qytet, ku u dhunua personazhi i njohur në Tik Tok Medi Iseni.

Pas dorëzimit, babai i Stresit Sali Lushaj komentoi masën e paraburgimit prej 48 orësh të vendosur nga prokuroria, duke shprehur respekt për autoritetet dhe duke theksuar se ligjet e shtetit duhet të respektohen.

Pas vetëdorëzimit në polici të Stresit; reagon babai i tij!

“Kjo është e drejta e prokurorisë dhe ligjet e shtetit duhet të zbatohen. As unë, as Stresi e askush tjetër nuk është mbi drejtësinë”, u shpreh ai.

Për të njëjtën ngjarje u arrestua edhe këngëtari i njohur Noizy, si dhe Dj Crax, pjesë e grupit të Noizyt, të cilët tashmë janë lënë në gjendje të lirë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF