KreuCelebrity

Mevlani tregon periudhën e rëndë me depresionin: Kisha humbur shpresat për jetën!

Mevlani tregon periudhën e rëndë me depresionin: Kisha humbur

Ne BBVK, jane rrefyer ngarje te trishta nga jeta personale, de Mevlan Shaba ka treguar për një histori që i kishte ndodhur menjëherë pas ndarjes nga ish-partnerja e tij. Ai tha se prej mbi gjashtë muajsh e kishte kapur një periudhë ankthi e depresioni e cila kishte qenë shumë e vështirë për të.

Mevlani tregon periudhën e rëndë me depresionin: Kisha humbur

Konkurrenti theksoi se kishte pasur simptoma te ndryshme e aq te forta, sa kishte humbur shpresat për jetë. “Pas ndarjes e kam përjetuar keq dhe pas një kohe, gjashtë shtatë muaj më ka kapur kjo periudha e ankthit depresionit, që ka qenë një periudhë shumë shumë shumë e vështirë, që unë me thënë të drejtën se kisha përjetuar kurrë”, u shpreh ai.

Me tej theksoi: “Kam pasur simptoma të ndryshme, kisha humbur edhe shpresat e jetës që nuk do të bëhesha kurrë njeri, isha një lloj që nuk e kisha imagjinuar kurrë nga sot nesër. S’kisha fuqi as me ec, të dukej çdo gjë kot. Nuk doja të shihja asnjë njeri”.

“Se isha i lidhur atë kohë me dikë tjetër, por që nuk isha i dashuruar sepse isha akoma i dashuruar me dikë tjetër dhe ai person më ka ndenjur aq shumë afër atë periudhë, kudo që të jetë ishalla Zoti i dhëntë të gjitha të mirat se s’është më me mua sigurisht. Nuk harroj atë personin që më ka ndenjur afër”, shtoi mes tjerash Shaba.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF