I semure prej disa kohesh, babai i Jonida Vokshit eshte ndare nga jeta. Vete moderatorja e ndau sot një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në Instagram, duke bërë të ditur humbjen e të atit.
Ajo ka postuar një mesazh prekës ku shkruan: “Ma bëre shpirtin copë o ba! Do të të dua deri në frymën time të fundit, deri kur do të takohemi sërish!”
Mesazhi ka prekur zemrat e shumë fansave të saj, të cilët kanë nisur të shprehin ngushëllimet për moderatoren.



















