KreuCelebrity

Sherr i madh në BBVK, ndërpritet transmetimi!

Sherr i madh në BBVK, ndërpritet transmetimi!

Ka qene nje mbrëmje e trazuar ajo e djeshmja për banorët e shtëpisë së “BBVK”. Kjo pasi pothuajse të gjithë konkurrentët janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin dhe situata pas mesnatës ka eskaluar.

Ka qenë Xhaneta, Rezi, Drenusha dhe Vullneti, protagonistë të këtij sherri, ku edhe në një moment për shkak të zhurmës nuk kuptohet se as për çfarë bëhet fjalë. Xhaneta zgjodhi të zgjojë banorët me zhurmë, duke përplasur tiganë e tenxhere. Por ky veprim i saj nuk u prit mirë nga Xuxi, i cili u zgjua i inatosur duke i marrë enët nga dora. Mes tyre ndërhyrë edhe banorët e tjerë për të qetësuar situatën, por nuk mjaftoi me kaq. Drenusha i ka dalë në mbrojtje Xhanetës, por është kundërshtuar nga Vullneti, i cili akuzoi Drenushën se ajo dhe Rezart Veleshnja, kanë shtyrë Xhanetën të bëj veprime të tilla.

https://www.instagram.com/reel/DBvrm0_od8f/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bdcd82d8-9d9d-4b1e-91d2-ff9da9843030

Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe thuhet se është ndalur transmetimi për shkak të momenteve të papërshtatshme që u krijuan. Ndonse disa fragmente nga sherri kane dalë në video në rrjetet sociale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF