Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i dhanë fund fejesës së tyre pas tre vitesh lidhje. Ndërsa asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin, burimet pohojnë se kanë shkuar në rrugë të ndara.
Arsyeja e ndarjes së tyre nuk dihet ende, por lajmi i befason të gjithë pasi vetëm pak muaj më parë, çifti u pa në tapetin e kuq në premierën e Blink Twice, filmi që ajo drejtoi dhe ai luajti.
Ata u panë të lumtur dhe të dashuruar duke pozuar për shtypin, por mesa duket ka patur probleme që kanë çuar në ndarjen dhe përfundimin e lidhjes së tyre.
Së fundmi, Channing Tatum është parë në Nju-Jork ku do të xhirojë një projekt të ri. Aktorja 35-vjeçare u kap pa unazën e fejesës në një shëtitje me kolegen e saj të Big Little Lies, Shailene Woodley.
Burimet thonë se Kravitz dhe Tatum janë ndër aktorët që do të luajnë në Alpha Gang, një komedi për një pushtim alienësh të prodhuar nga Cate Blanchett. Por pas këtyre raporteve për përfundimin e marrëdhënies, xhirimet mund të bëhen të sikletshme.
Hera e parë që Zoë Kravitz dhe Channing Tatum u panë në mënyrë romantike ishte në gusht 2021, më pas u panë së bashku në Nju-Jork. Javë më vonë, ata u larguan së bashku nga Met Gala dhe vetëm në tetor e bënë publike lidhjen e tyre përmes Instagramit. Në tetor të vitit të kaluar u zbulua se ata ishin fejuar por tani duket se gjithçka ka marrë fund.



















