Në muajin shtator, u prhap lajmi se Arben Derhemi dhe Iva Korumi ishin divorcuar, pa iu referuar asnjë burimi specifik informacioni, aktori hodhi akuza se keto ishin shpifje për përfitime. Por duket se lajmi i ndarjes ishte i vërtetë. Këtë e ka pohuar vetë Arbeni i cili nëpërmjet një interviste të zhvilluar së fundmi deklaroi se është ndarë prej bashkëshortes që dy vite më parë. Gjithçka është mbajtur larg mediave dhe atij i është dukur i çuditshëm shpërthimi i lajmit. Sa për divorcin, ishte thjesht një vendim i marrë nga të dyja palët, për arsye që ai nuk i konkretizoi.
“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë.
Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme.”



















