KreuCelebrity

Adele ndërpret koncertin në Las Vegas për të përqafuar Céline Dion

Adele ndërpret koncertin në Las Vegas për të përqafuar
Dikur Céline Dion ishte diva në Skenë. Sot diva është spektatore e Adele. Ky moment i kapur nga kamera amatore tregon emocionin e të dyjave.

Gjatë koncertit të saj në Las Vegas, Adele zbret nga skena dhe vrapon për të përqafuar Céline Dion, e ulur në audiencë.

"Ajo është ndër njerëzit e mi të preferuar ndonjëherë", tha Adele më vonë.

Në 2003, në Caesars Palace në Las Vegas ishte Céline Dion që nisi për herë të parë koncertet. Tani ajo i shijon performancat si spektatore duke dëgjuar një emër gjithashtu të madh të muzikës, si Adele.

Para dy vjetësh Celine Dion njoftoi se vuan “Sindromën e Personit të Ngurtë”. Kjo sindromë i kthen njerëzit në statuja njerëzore dhe ndodh 1 në 1 milion raste.

SPS, siç quhet ndryshe sindroma i bën muskujt të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar. Deri në një moment të caktuar që lëvizja apo edhe e folura bëhet e pamundur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF