Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez eshte e shtruar prej katër ditësh në spital, për t’u trajtuar nga sëmundja e pneumonisë. Lajmin e papritur e bëri të ditur vetë Rodriguez përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ndonëse tani thotë se është në gjendje më të mirë shëndetësore, ajo pohoi se edhe ne shtepi ne fakt, ende po vazhdon mjekimin.
"Më në fund u ktheva në shtëpi. Kalova katër ditë në spital me pneumoni. Jam më mirë tani, por ende po rikuperohem në shtëpi me familjen time”, shkroi Giorgina në postimin e saj, ku publikoi edhe një foto duke marre serum.
“Dua të falënderoj stafin, mjekët dhe infermierët dhe të gjithë në spital… Ata u kujdesën shumë mirë për mua”, shtoi partnerja e yllit portugez.



















