Billie Elish ka pësuar së fundmi një incident gjatë koncertit në Madison Square Garden, si pjesë e turneut të saj Hit Me Hard and Soft.
Këngëtarja e "Birds of a Feather", 22 vjeç, ndau një video në në Instagram të martën që tregonte momentin kur ajo ra nga shkallët.
Në klip, Eilish shihet teksa zbret shkallët duke i bërë me dorë turmës, por pasi ajo fillon të rrisë ritmin, ajo pengohet dhe bie përpara. Veç videos ajo publikoi edhe një foto që tregonte një mavijosje të madhe në kofshën e saj.
Eilish është aktualisht në turne për albumin e saj të tretë në studio "Hit Me Hard and Soft", i cili doli në maj. Ajo performoi 3 shfaqje në Madison Square Garden të Nju Jorkut të mërkurën, të enjten dhe të premten.
Billie Eilish shares photo of bruised leg after falling down stairs on tour. pic.twitter.com/uSNSjyX4YU
— Pop Crave (@PopCrave) October 22, 2024



















