Aktorja e njohur turke dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Meryem Uzerli, e njohur për rolin e Hurremit në serialin e njohur “Sulejmani i madhërishëm”, mori pjesë në një event të Variety, për shfaqjen e saj televizive Ru. Në një event kaq të rëndësishëm për të, aktorja zgjodhi që pamjen e saj t`ia besonte dy profesionisteve nga Kosova, Sellma dhe Kaci.
"Përshëndetje, po bëhem gati momentalisht në Kanë, sepse kemi një event shumë të rëndësishëm në bashkëpunim me Variety për projektin tim të ri Ru. Dhe jam shumë falënderuese që kam ekipin tim më të mirë me vete, për flokët dhe grimin”, u shpreh aktorja e njohur turke, e cila foli edhe në shqip, duke thënë fjalët: “Ju dua”.
Ajo u shfaq megjithatë pak më shumë e fryre ne fytyre se zakonisht, duket si pasoje e fillera-ve, per te cilet realisht nuk ka nevojë, pasi dhe më parë dukej shumë mirë!
A post shared by SELLMA KASUMOVIQ (@sellmakasumoviq)
Aktorja fitoi popullaritet të madh për rolin e Hurremit, derisa arriti që po ashtu të fitojë dashurinë e publikut shqiptar.



















