“Burrë të martuar dashurova” është një nga këngët hit të Rovena Stefës. Ajo së fundmi ka filluar ta këndonte në oborrin e shtëpisë, duke nxitur kuriozitetin e banorëve rreth historisë pas tij.
Rovena ka ndarë detaje interesante, duke shpjeguar: “Kjo ka ndodhur, e kam pasur një histori komplet të ngjashme me këtë histori. Dhe këtë histori ia tregoj mikut tim të ngushtë që bën tekste në Shkup, Avni Qahilit. Pastaj e kemi realizuar melodinë, të cilën e ka bërë motra ime”.
Ajo vazhdo: “Melodinë ia dërguam Avniut për tekst. Kur ka ardhur teksti e kishte bërë komplet historinë. Motra ime nuk donte, por u pajtuam ta bëjmë, pasi kjo histori u ndodh shumë vajzave”, pohoi Rovena.



















