Liam Payne mund të ishte shpëtuar, sipas burimeve të afërta me familjen e tij. Të afërmit dhe miqtë e artistit pretendojnë me vendosmëri se nuk ka vrarë veten dhe se disa persona janë përgjegjës për vdekjen e tij.
Pas vdekjes së Payne, spekulimet vazhdojnë mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike. Burime pranë familjes së ish-anëtarit të One Direction deklaruan se artisti mund të shpëtohej nëse reagimi i të pranishmëve do të ishte më i shpejtë.
Këngëtari 31-vjeçar mbërriti në Argjentinë në 30 shtator me të dashurën e tij Kate dhe të dashurin Roger Nores. Qëllimi i vizitës ishte të shoqëronte mikun e tij, Niall Horan, në koncerte në Buenos Aires dhe të rinovonte pasaportën amerikane.
Pasi policia zbuloi drogën në dhomën e hotelit të Payne, pati spekulime se kush mund ta kishte furnizuar atë me substancat narkotike. Burimet thonë se Payne nuk kishte para dhe llogaritë e tij ishin bllokuar. Gjithashtu nuk ka të dhëna që ai të jetë larguar nga hoteli për tre ditë. Në raportet e policisë thuhet se drogën ia ka sjellë një punonjës i hotelit, e burime jozyrtare pohoi se një pjesëtar i stafit atje është shkarkuar tashmë. "Ku e mori Liami drogën kur nuk kishte para?" – pyeti një burim pranë familjes së tij.
Një nga drogat e gjetura në dhomë ishte kristali, një halucinogjen i fuqishëm që mund të ketë bërë artistin që të humbiste mendjen. Familja e Payne po ashtu fajëson stafin e hotelit CasaSur dhe kalimtarët e rastit, të cilët sipas saj, u vonuan shumë që të thërrisnin ambulancën. “Nëse dikush do të kishte thirrur një ambulancë kur u rrëzua në hollin e hotelit, në vend që ta çonte në dhomën e tij dhe ta linte vetëm në gjendje psikotike, ai do të ishte ende me ne”, tha burimi.