Jennifer Lawrence është sërish shtatzënë. Lajmin e ka bërë të ditur revista “Vogue”. Aktorja e “Hunger Games”, 34, dhe bashkëshortii i saj Cooke Maroney që lidhën kurorë në vitin 2019, tashmë kanë një djalë dyvjeçar, Cy.
Revista e modës shkruan gjithashtu se Lawrence është parë duke dalë nga një restorant në Los Angeles e veshur me një pulovër që zbulonte një fryrje të barkut. Vitin e kaluar, e intervistuar nga “Interview Magazine”, në një bisedë me Cameron Diaz ajo rrëfeu se të paturit e një fëmije e kishte bërë t`i shihte gjërat ndryshe.
"Unë bëj më të mirën time," tha ajo për mënyrën se si përpiqet të mbrojë fëmijën e saj nga fotot e fotografëve "Isha shumë nervoze kur isha shtatzënë. Kam qenë vazhdimisht duke u fotografuar nga paparacët”. Por më pas, kuptoi se energjitë negative kishin pasoja tek djali i saj, kështu që ndryshoi qëndrim. "Unë jam qetësuar, dhe jam më e relaksuar kur fotografohem sepse nuk kam zgjidhje, thjesht duhet ta pranoj. Marr frymë thellë dhe vazhdoj përpara, nuk dua që t`i përcjellë fëmijës ankthin dhe zemërimin tim”.
Lajmi i shtatzënisë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga aktorja e cila nga ana tjetër kujdeset shumë për privatësinë e saj mbi të gjitha. Në momentin e lindjes së Cy, gjithçka u mbajt, madje edhe lindja e foshnjes dhe vetëm pas disa javësh u bë e njohur gjinia dhe emri.