Lori Hoxha dhe partneri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari kurorëzojnë sot lidhjen e tyre në martesë me nje ceremoni luksoze te shumetrumpetuar prej ditesh tashme! Mësohet se nuk eshte rastesi zgjedhja e kesaj date kur çifti shkon drejt altarit: Ne fakt, 19 tetori është edhe ditëlindja e Lorit.
Dasma do të zhvillohet tek Mak Albania-Sheraton. Shefit te njohur i kuzhines Fundim Gjepali i eshte besuar "mahnitja" e te fturave me ushqime nga me "spektakolaret", te denja per nje dasme madheshtore, e cila te mbahet mend gjate!
Në ceremoni jane ftuar familjarë dhe miq të çiftit, si dhe personazhe publikë. Më herët ka patur një ceremoni tejet private të çiftit në Meksikë, ku ka patur shumë pak të ftuar. Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë bashkë prej vitesh tashmë. Mes çiftit ka patur një krizë, që bëri që dyshja të mos takoheshin prej disa kohësh. Por duket se fati i tyre tashme ishte shkruar, qe te jene te bere per njeri-tjetrin, shume urime!



















