KreuCelebrity

Intervistë/ I njohur në gjithë botën; Dr. Bulent Cihantimur zgjedh Tiranën!

I njohur në gjithë botën: Dr. Bulent Cihantimur sjell klinikën e famshme të kirurgjisë estetike në Tiranë

Estetik International, klinika më e njohur e kirurgjisë plastike në Turqi ka krijuar një filial përfaqësues edhe në Tiranë. Pacientët shqiptarë apo edhe të huaj do të kenë mundësi të trajtohen nga themeluesi i kësaj klinike, i cili njihet si një ndër kirurgët plastikë më të mirë në botë, Dr. Bülent Cihantimur. Me një karrierë brilante prej 30 vitesh në kirurgjinë estetike, doktori i njohur tregon për “Bordo” se ndërhyrjet estetike i ka parë gjithmonë si shkencë dhe si art dhe se qëllimi kryesor në punën e tij është përmirësimi i bukurisë natyrore të pacientëve, dhe asesi të ndryshojë në mënyrë drastike pamjen e tyre.

Intervistë/ I njohur në gjithë botën; Dr. Bulent Cihantimur

Dr. Bulent, çfarë ju frymëzoi për të ndjekur një karrierë në kirurgjinë estetike dhe çfarë ju mban të apasionuar pas kësaj fushe?

Unë u frymëzova nga fuqia e jashtëzakonshme e mjekësisë estetike për të transformuar jetën, jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Nuk ka të bëjë thjesht me ndryshimin e pamjes; ka të bëjë me dhënien e besimit njerëzve për ta jetuar jetën e tyre plotësisht dhe të lumtur. Ajo që më mban të apasiouar është arti i përfshirë në këtë fushë dhe aftësia që ne mund të kombinojmë shkencën e avancuar mjekësore me kreativitetin për të arritur rezultate që ndryshojnë jetën.

Çfarë ju bëri të zgjidhni Tiranën dhe Shqipërinë, për të zgjeruar rrjetin tuaj të klinikave dhe si e shihni këtë vendndodhje të re? A përshtatet me vizionin e përgjithshëm të Estetik International?

Shqipëria ka një treg dinamik dhe në rritje për procedurat estetike dhe pashë një mundësi për të ofruar trajtime të klasit botëror për njerëzit që mund të mos kenë patur akses të lehtë më parë. Zgjerimi në Shqipëri është pjesë e vizionit tonë më të gjerë në Estetik International për të sjellë kujdes inovativ, me në qendër pacientin në rajone të reja. Ne jemi të përkushtuar për t'u bërë lider global në mjekësinë estetike dhe hapja e kësaj klinike na mundëson t'u shërbejmë më shumë pacientëve, duke ruajtur standardet e larta për të cilat jemi të njohur.

A do të ketë ndonjë trajtim që mban firmën tuaj, apo teknika novatore që do të prezantoni në tregun shqiptar nëpërmjet Estetik International Albania?

Po, ne do të prezantojmë disa nga trajtimet tona estetike mjekësore, duke përfshirë teknikën e “Rrjetit të Merimangës” për ngritjen e fytyrës jokirurgjikale dhe ‘Cihantimur Fat Transfer’ për ripërtëritje të fytyrës. Këto procedura minimale invazive janë të dizajnuara për të ofruar rezultate me pamje natyrale në kohë minimale. Cihantimur Fat Transfer për fytyrën, në veçanti, është një opsion i shkëlqyer për pacientët që kërkojnë të rivendosin volumin e humbur në zona si faqet ose poshtë syve, duke ofruar një pamje rinore dhe të rigjallëruar. Pacientët në Shqipëri do të përfitojnë gjithashtu nga trajtimet e avancuara të lëkurës, si terapia PRP (Platelet-Rich Plasma), Botox dhe fillers dermal për konturimin joinvaziv të fytyrës, pasi të gjitha këto janë shumë të kërkuara në klinikat tona ndërkombëtare.

Çfarë e dallon Estetik International nga klinikat e tjera për sa i përket teknologjisë, qasjes apo rezultateve?

Estetik International është i njohur për kombinimin e teknologjisë së fundit me kujdesin e personalizuar. Teknikat tona novatore, na dallojnë sepse ato janë zhvilluar me një kuptim të thellë të anatomisë njerëzore dhe vizionin artistik për të përmirësuar bukurinë natyrore. Ne i japim përparësi sigurisë dhe kënaqësisë së pacientit dhe rezultatet tona flasin vetë.

Si i siguroni standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë në procedurat që do të kryeni në Estetik International Albania?

Ne mbajmë të njëjtat protokolle rigoroze të sigurisë në të gjitha klinikat tona, qoftë në Turqi apo jashtë saj. Kjo nënkupton përdorimin e teknologjisë më të fundit, trajnimin e vazhdueshëm të stafit tonë dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare mjekësore. Çdo procedurë kryhet me kujdes të përpiktë, nga planifikimi para operacionit deri te ndjekja pas operacionit. Ekipi ynë në Shqipëri do të trajnohet për të njëjtat teknika dhe filozofi të kujdesit ndaj pacientit, që e kanë bërë Estetik International një emër të besuar në mbarë botën. Për më tepër, ne i japim përparësi transparencës dhe edukimit të pacientit, duke siguruar që çdo individ të ndihet i informuar dhe i sigurt për procedurën e tij.

Intervistë/ I njohur në gjithë botën; Dr. Bulent Cihantimur

Si i përshtatni trajtimet për të përmbushur nevojat specifike dhe qëllimet estetike të çdo pacienti?

Çdo pacient është unik dhe trajtimi i tyre duhet ta reflektojë këtë. Gjatë konsultimeve, unë fokusohem në të kuptuarit jo vetëm atë që pacienti dëshiron të ndryshojë, por atë që do të plotësojë më së miri tiparet e tij natyrore. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për rigjenerim të fytyrës, konturim të trupit ose procedura të tjera estetike, unë e përshtas qasjen time për t'iu përshtatur anatomisë dhe qëllimeve estetike të pacientit. Kjo siguron që rezultatet të jenë të natyrshme dhe harmonike, duke rritur bukurinë e individit në vend që ta ndryshojnë atë në mënyrë drastike.

Cilat janë disa nga tendencat më të fundit në mjekësinë estetike?

Procedurat jo-kirurgjikale dhe minimalisht invazive po bëhen gjithnjë e më popullore dhe për arsye të mirë. Teknikat si tërheqja e lëkurës, transferimi i yndyrës dhe injeksionet i lejojnë pacientët të arrijnë përmirësime të rëndësishme, pa iu nënshtruar një operacioni të madh. Unë jam gjithashtu i emocionuar për përparimet në mjekësinë rigjeneruese, të tilla si terapitë me qeliza staminale dhe plazma e pasur me trombocite (PRP), të cilat kanë potencial të madh për të përmirësuar përtëritjen dhe shërimin e lëkurës. Këto trajtime përputhen me filozofinë time për të arritur rezultate me pamje natyrale në kohë minimale.

Në ç’mënyrë përditësoheni me avancimet dhe teknologjitë më të fundit në trajtimet estetike?

Një pjesë të konsiderueshme të kohës sime ia kushtoj kërkimit dhe pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare. Unë gjithashtu bashkëpunoj me ekspertë të tjerë kryesorë në këtë fushë, për të shkëmbyer njohuri dhe për të zhvilluar teknika të reja. Mësimi i vazhdueshëm është thelbësor në këtë fushë gjithnjë në zhvillim dhe besoj se është e rëndësishme të qëndroj përpara kurbës, në mënyrë që të mund t'u siguroj pacientëve të mi trajtimet më të mira të mundshme. Inovacioni ka qenë gjithmonë një gur themeli i praktikës sime, dhe unë sigurohem që ekipi im të qëndrojë i përditësuar edhe përmes stërvitjeve të rregullta.

Si e pasqyron ekipi juaj në Estetik International Albania ekspertizën globale dhe kujdesin e personalizuar që pacientët kanë pritur nga klinikat Estetik International?

Ekipi ynë në Shqipëri ka kaluar të njëjtin trajnim rigoroz dhe ndan të njëjtin angazhim për kujdesin ndaj pacientëve, që e ka bërë Estetik International një emër të besuar në mbarë botën. Ata janë të trajnuar në teknikat tona dhe janë të përkushtuar për të mbajtur të njëjtat standarde të larta të cilësisë, sigurisë dhe kujdesit të personalizuar që pacientët kanë pritur nga ne. Qëllimi ynë është të sjellim ekspertizën globale në nivelin lokal, duke siguruar që pacientët në Shqipëri të marrin kujdes të klasit botëror pikërisht në pragun e tyre.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF