Disa ditë para vdekjes së tij tragjike, Liam Payne ishte braktisur nga Universal Records. Këngëtari 31-vjeçar vdiq të mërkurën pasdite pasi u rrëzua nga kati i tretë i dhomës së tij të hotelit në Buenos Aires. Fotot nga brenda dhomës plotësisht të shkatërruar treguan pluhur të bardhë dhe letër alumini të djegur në një tavolinë, ndërsa televizori është thyer plotësisht.
Pak orë para vdekjes së tij, stafi i hotelit thirri policinë për të raportuar sjelljen e tij agresive dhe e përshkroi atë si “nën ndikimin e alkoolit dhe drogës”. Tani, mësohet se vetëm pak ditë përpara, Liam kishte marrë një goditje të madhe në karrierë.
“Nga të gjithë djemtë e One Direction, Liam ishte në drejtimin e gabuar, muzikor”, tha një burim për Daily Mail. Albumi i tij i dytë u vonua për shkak se kënga e tij më e fundit solo, Teardrops, nuk arriti në tabelat e klasifikimeve. Gjithashtu muajin e kaluar, Liam kishte ndarë rrugët edhe me menaxherin e tij. “Duket se gjithçka që Liam kishte bërë për tetë vjet, në karrierën e tij solo, po rrënohet. “Me siguri duhet të ketë qenë i shkatërruar”, shtoi burimi.