KreuCelebrity

“E shtyve ti”? Plasin komentet negative në rrjet për të dashurën e Liam Payne!

“E shtyve ti”? Plasin komentet negative në rrjet për

Lajmi për ndarjen nga jeta të Liam Payne, një prej anëtarëve të grupit ikonik ‘One Direction’, tronditi boten, e ngjalli trishtim të thellë. Sakaq, partnerja e tij, Kate Cassidy, është përballur me një valë komentesh negative në rrjetet sociale. Ajo ende nuk ka reaguar publikisht për humbjen e të dashurit të saj, dhe përdorues të shumtë të rrjeteve sociale i jane versulur ne internet me komente urrejtjeje.

“E shtyve ti”? Plasin komentet negative në rrjet për

 

Cassidy, e cila kishte lënë Argjentinën vetëm disa orë para incidentit tragjik, ka shpjeguar përmes një postimi në TikTok arsyen e largimit të saj. Ajo theksoi se ndjente se udhëtimi i tyre kishte zgjatur më shumë nga ç’ishte planifikuar fillimisht. “Isha gati të largohesha… ne duhej të qëndronim për pesë ditë, por u shndërrua në dy javë,” tha ajo.

Njerëzit nxituan që të komentonin në rrjetet e saj sociale, duke u shprehur: “Pse nuk ke postuar gjë për vdekjen e Liam???????”; “A e shtyve ti?”; “Shpresoj të jesh e lumtur tani”; “Është faji yt!”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF