Punonjësi i Gardës, Henri Haxhiraj, qëlloi veten me armë këtë të martë në shtëpinë e tij dhe disa orë më vonë humbi jetën, duke mos arritur që të mbijetojë.
Henri është vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj, e cila ka bërë një postim tejet prekës pas humbjes së vëllait të saj.
Sheila ka publikuar disa foto krah vëllait të saj të ndjerë, duke shprehur dhimbjen e madhe që ndjen.
“O dielli im, o ylli më i bukur i qiellit, o engjëlli më i bukur i parajsës, motrën e ka marrë malli që tani për ty, zemrën time ma more ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im… Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i Parajsës vëllai im!”, ka shkraur ajo përkrah imazheve.



















