KreuCelebrity

“Mos më prek me dorë”: Momente tensioni mes Nicole Kidman dhe Salma Hayek!

“Mos më prek me dorë”: Momente tensioni mes Nicole Kidman


Pati një moment tensioni mes Nicole Kidman dhe Salma Hayek gjatë sfilatës së Balenciaga në Javën e Modës në Paris. Aktorja e “Big Little Lies” dhe Hayek, 58 vjeç, janë ‘përplasur’ pasi një fotograf u kërkoi atyre që të bënin edhe një foto. Salma e ktheu Nicoke nga kamera, por në atë moment, Kidman shtyu dorën e koleges.


“Mos më prek me dorë”, ishte mesazhi i përcjellë, teksa u pa qartë se situata mes aktores australiane dhe yllit të “Frida”, nuk ka qenë aspak e ngrohtë. Njerëzit e komentuan episodin në rrjetet sociale. “Nicole është kaq e pasjellshme”; “O Zot, tipike sjellja e një ‘dive’”; “Nicole, ulu me këmbë në tokë”, ishin disa nga komentet.
Të tjerë përdorues të rrjeteve sociale ishin të mendimit se në fakt, Salma nuk kishte pse ta prekte kolegen: “Mbase Nicole nuk do kontakt fizik, e keni menduar?”; “Ok, por kështu do reagoja dhe unë nëse do më preknin”; “S’e di situatën, por Salma mund ta bënte kërkesën thjesht duke folur”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF