Këngëtarja 57-vjeçare Carla Bruni me rastin e tetorit rozë ka dhënë një mesazh sensibilizues në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë betëjen e saj me kancerin 4 vite më parë.
“Me rastin e Tetorit Rozë do t'ju tregoj historinë time 5 vite më parë u diagnostikova me kancer në gji.
Kirurgjia, radioterapia, terapia me hormone, udhëtimi nuk është i lehtë por pata fat. Në fakt kanceri im ishte ende mjaft i vogël sepse çdo vit në tetor bëj mamografi.
1 në 8 gra do të kenë kancer gjiri. Trajtimet ekzistojnë, por parandalimi mund ta ndryshojë rrënjësisht situatën. Do të doja t'u them të gjitha grave që më lexojnë sot: bëni mamografi, mund t'ju shpëtojë jetën #octobrerose #pinkoctober #octobrerose”, shprehet ajo në videon e publikuar.
Kujtojmë që Carla Bruni është i martuar me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy. Çifti u martuan në vitin 2018 dhe kanë një fëmijë së bashku: vajzën Giulia, e cila mbush 13 vjeç javën e ardhshme.