“The Substance” nga regjisorja franceze Coralie Fargeat duket se synon ndërgjegjësimin duke paralajmëruar për grackat e verbërisë në të cilat mund të biem duke ndjekur rininë.
Demi Moore në fillim të filmit, ajo po feston ditëlindjen e saj të 50-të dhe zbulon se po pushohet nga puna nga shefi i saj Harvey (Dennis Quaid), një drejtues i poshtë dhe tejet i vrazhdë i botës së argëtimit.
Elisabeth gjithnjë e më e shqetësuar mëson për një drogë misterioze të tregut të zi të njohur si Substanca, e cila i premton asaj një version më të ri dhe më vital të vetvetes me disa paralajmërime.
Sue, e interpretuar nga Margaret Qualley, vjen si version i ri i saj, plot epsh e gjallëri që planifikon të rifitojë lavdinë e dikurshme të Elisabeth. Dyshja duhet vetëm të ndjekë disa rregulla të thjeshta, por të panegociueshme, siç diktohet nga kompania në hije që ofron Substancën.
Ky ekuilibër nuk zgjat shumë. Ajo që vijon është një vështrim i çmendur në përpjekjen e dëshpëruar të Elisabeth për të qëndruar mbi ujë, ndërkohë që duhet të merret me varësinë në rritje të Sue ndaj admirimit që ajo shkakton nga të gjithë rreth saj. Gjithçka arrin kulmin në një akt përfundimtar që i sjell kuptim të ri termit “banjë gjaku”.