Në një lidhje direkte me “Kosova Today”, Santiana Maloku ka reaguar në lidhje me komentet negative që po merr në rrjete sociale. ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 thotë se sulmohet shumë, veçanërisht nga femrat. Modelja shton se nuk e di përse populli shqiptar ka urrejtje të madhe për të, e kjo lidhet më së shumti me pjesëmarrjen e saj në Big Brother.
“Në Instagramin tim marrë pafund mesazhe të nënave, të grave, të femrave që më komentojnë, më shajnë me fjalët më të ndyra. Nuk e kuptoj pse”, u shpreh ajo.
Ish-banorja tha me tej se : “Nëse unë e kam bërë një lojë në Big dhe ajo lojë ka përfunduar, bëhen gati një vit që unë kam marrë pjesë në Big Brother edhe akoma me vërsulen me komente te këqija e më së shumti ndihem keq kur i marrë prej femrave”.
Ne fund, Santiana kujtoi se të gjitha komentet i shohin edhe familjarët e saj, gjë që nuk i bëjnë të ndihen mirë. “Çdo postim i imi në rrjete sociale lidhet me Big Brother. Nuk e kuptoj akoma, çfarë urrejtje ka populli shqiptar ndaj meje, kur unë nuk kam bërë asgjë. Absolut, nëse i kam bërë dikujt diçka, i kam bërë vetes. Nuk mendoj t`i mbyll rrjetet sociale. Unë e kam punë kete. Nuk dorëzohem asnjëherë. Kam një nënë, një familje që nuk i përballojnë mirë ato komente”.



















