KreuCelebrity

Aktorja më e “lakmuar” në Hollivud, transformim shokues! Nuk e njohin as fansat: “Çfarë i kanë bërë”?

Aktorja më e “lakmuar” në Hollivud, transformim shokues!

Çfarë nuk bëjnë aktorët për hir të artit? Sydney Sweeney, një nga biondet më seksi të Hollivudit, pësoi një transformim tronditës për rolin e saj më të ri. Vajza me një fytyrë Barbie, një bel në formë unaze dhe një bust që mund të konkurrojë me atë të aktores Salma Hayek, tronditi fansat e saj pasi disa imazhe nga xhirimet e filmit të fundit në të cilin ajo luan janë bërë virale në internet.

Aktorja më e “lakmuar” në Hollivud, transformim shokues!
Aktorja më e “lakmuar” në Hollivud, transformim shokues!

Sweeney u fotografua nga paparacët teksa po shkonte me një infermiere në palestër, ku do të xhironte një nga skenat e filmit me regji të David Michôd. Sweeney, e cila luan boksieren e famshme Christy Martin, ka shtuar shumë në peshë, ka vënë muskuj, preu flokët dhe u bë brune. Edhe fansat më besnikë nuk e njohën nga fotot.
"Zot, çfarë i bënë?", "Nuk mund ta besoj që është Sydney!", "Transformim i mahnitshëm!", "Sa peshë ka shtuar!", "Duket si burrë", "Është joreale nëpër çfarë transformimesh kalojnë disa aktorë për një rol”, kanë shkruar disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Adhurues të aktores së "Euphoria" dhe "Ëhite Lotus" besojnë se Sydney më në fund do të merret seriozisht me këtë rol dhe se ajo mund të fitojë edhe një Oscar. "Ky është pikërisht lloji i filmit që i duhet Sydney Sëeeney nëse do që njerëzit ta mendojnë si një aktore serioze dhe jo thjesht një simbol seksi", "Unë mendoj se është pak e çuditshme për të, sepse ajo nuk duhet të tregojë shumë. e lëkurës”, “Ajo meriton një Oscar për këtë transformim”, shkruan disa ndjekës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF