Qendra e kryeqytetit këtë të premte u kthye në një oazë arti krijuar dhe frymëzuar nga poezia e përjetshme e gjeniut të letrave shqipe Dritëro Agolli.
Me rastin e ditëlindjes së poetit disa ditë më parë dhe përurimit të Shtëpisë Muze u krijua Roots & RHYTHM, dedikuar poezisë së tij, vargje të të cilit morën jetë edhe përmes shkrirjes së muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore.
Muzika dhe vargjet e interpretuara nga këngëtari Gjergj Kaçinari dhe aktorja Ema Andrea e kthyen këtë mbrëmje në një festë magjike, e cila do të mbetet gjatë në memorien e të gjithë atyre që ishin të pranishëm, që nuk ishin pak, përfshi emra të njohur të botës së artit dhe medias.
-
Një ditë në tryezën e Adriana Limës: çfarë ha supermodelja?
18 Tetor, 12:03
Është kaq bukur kur në kryeqytet lulëzojnë aktivitete të tilla, dedikuar atyre që kanë gdhenduar emrin e tyre në historinë e vendit tonë, falë talentit të padiskutueshëm dhe punës së së palodhur..