Vdekja e Liam Payne në moshën 31-vjeçare ka tronditur mbarë botën dhe së fundmi është bërë autopsia e cila tregon se këngëtari ka ndërruar jetë si pasojë e traumave të shumta, si dhe gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, të shkaktuara nga rënia e tij nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.
Hetimi, i cili përfshiu marrjen në pyetje të 5 dëshmitarëve që panë këngëtarin gjatë orëve të fundit të jetës së tij, treguan se ai ishte vetëm në dhomën e hotelit kur ndodhi incidenti tragjik.
Sipas hetimit, në dhomën e hotelit u gjetën substanca narkotike dhe alkool. Një recepsionist i hotelit njoftoi policinë se një burrë kishte sjellje agresive dhe mund të ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.
Para vdekjes së tij, Liam kishte ndarë pamjet e udhëtimit të tij në Argjentinë, sipas videove që qarkullojnë në mediat sociale. “I lumtur që jam pushim”, ka shkruar ai në Snapchat krahas një fotoje të një kopshti. Një tjetër klip tregoi “ditën e tij të bukur në Argjentinë” me një video të tij “thjesht duke shijuar mëngjesin” me Cassidy, me të cilin filloi të takohej në vitin 2022.