Bruce Willis është parë rrallë këto kohë për shkak të betejës së tij të vazhdueshme me demencën, por së fundmi ai është fotografuar në një makinë. Aktori u diagnostikua me sëmundjen më shumë se 2 vite më parë dhe i është dashur të ndalojë karrierën e tij, duke qenë jashtë vëmendjes së publikut.
-
Përfitimet e konsumimit të mollëve në mëngjes!
22 Tetor, 09:20
Pamja e tij në sediljen e pasagjerit të një minibusi në Studio City, Los Angeles është padyshim e rrallë. 69-vjeçari kishte një shprehje serioze dhe kishte vendosur një kapele të zezë, sipas Daily Mail.
Aktori vuan nga kjo sëmundje që nga viti 2022 dhe po merr të gjithë kujdesin dhe dashurinë nga familja e tij e gjerë. Në fakt, ish-bashkëshortja e tij, Demi Moore, i është përkushtuar kujdesit të ish-partnerit të saj.
Pak ditë më parë ajo foli për situatën aktuale, "Sëmundja është kjo që është. Dhe mendoj se duhet ta pranojmë ashtu siç është, por pavarësisht gjendjes së tij, ai është stabil", tha aktorja.
Bruce Willis ishte i martuar me Demi Moore dhe kanë së bashku tri vajza, ndërsa që nga viti 2009 është i martuar me modelen Emma Heming, 46 vjeç dhe ka dy vajza. Të gjithë ata janë bërë bashkë që aktori t’i kalojë ditët sa më komode.