KreuCelebrity

Gurë e temina, fustani i bardhë pas trupit: Ashtu siç pritej, Lori shkëlqeu në dasmë!

Gurë e temina, fustani i bardhë pas trupit:  Ashtu siç pritej,

Te shtunen mbrema, trashëgimtarja dhe drejtuesja e “Top Channel”, Lori Hoxha kremtoi në një dasmë me 200 të ftuar lidhjen e saj disa vjeçare me Vis Bajraktarin. Premtimin e përjetshëm njëri-tjetrit ata ia kishin dhene në 9 gusht të këtij viti në Meksikë, në një ceremoni me shumë pak të ftuar dhe kjo dasmë tashmë në Tiranë bëhej nga familja e dhëndrit. Duke respektuar megjithate kërkesën e çiftit, të shprehur edhe në ftesë, deri tani sic nenvizon dhe newsbomb, nuk ka qarkulluar asnjë foto në rrjet, ndonëse të ftuar në mbrëmje kishte shumë personazhe të njohur të jetës publike.

Gurë e temina, fustani i bardhë pas trupit:  Ashtu siç pritej,

Artistët e përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Lorit ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të gjithë të pranishmit dhe Albërie Hadërgjonaj, e cila u kujdes të ndizte atmosferën me këngë të gëzueshme dasmash. Dj Benito, ishte gjithashtu pjesë e gëzimit të çiftit, të cilët e shijuan çdo moment duke kërcyer në pistë. Prezentë në këtë event, kishte shumë personazhe të njohur nga bota e media dhe politikës.

U tha sakaq se nujsja shkëlqeu e veshur me një fustan të bardhë, të ngushtë pas trupit, që i vinte në pah linjat dhe e bënte të xixëllonte në skenë nga detajet e punuara me gurë dhe temina. Dekori i dasmes ishte menduar mjaft bukur me një tavan floral, ndriçim të ulur, shandelierë dhe qirinj të ndezur.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF