Motrat Kardashian nuk kalojnë kurrë pa u vënë re, edhe kur janë në shoqërinë e yjeve më të mëdhenj të Hollivudit. Pikërisht kështu ndodhi në Gala e Muzeut të Akademisë, ku Kim Kardashian dhe Kylie Jenner tërhoqën të gjithë vemendjen me veshjet e tyre provokuese.
Eventi, i cili mblodhi një mori yjesh nga bota e muzikës, filmit dhe modelingut, ishte një rast për të treguar disa veshje mbresëlënëse. Kështu, Kim Kardashian u shfaq me një veshje të bardhë – një lloj body me prerje të ulët, që nxirrte në pah format e saj. Ylli i reality show e kompletoi pamjen me një gjerdan diamanti 30 karatësh. Por fansat nuk mbetën shumë të kënaqur me veshjen e zgjedhur nga Kim: “Këtij i thotë ajo stil? Duket sikur ka veshur pampers gjigantë!" “Duket një veshje shumë e lirë”, ishin disa nga komentet në rrjet.
Kylie Jenner kishte veshur edhe ajo një fustan të çuditshëm që në pjesën e sipërme e bënte të duket e zhveshur nga distanca... Kendall Jenner nga ana tjetër me pamjen e saj të re – pas ii kishte stiluar flokët tashmë biondë me kaçurrela retro, ndërsa kishte zgjedhur një fustan të zi me prerje të theksuara.