KreuCelebrity

Trondit banorja e ‘BBVK’: “Kam frikë se ish-bashkëshorti mund të m’i marrë fëmijët gjatë kohës që jam këtu brenda”!

Trondit banorja e ‘BBVK’: “Kam frikë se

Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja Drenusha Latifi rrefeu mes lotesh ne BBVK friken që ka nga ish-bashkëshorti i saj, duke treguar se ai po përpiqet të përdorë fëmijët si mjet hakmarrjeje ndaj saj. Ajo në një klip ka treguar për frikën që ka për kohën që do të jetë brenda këtij formati.

Trondit banorja e ‘BBVK’: “Kam frikë se

“Siç i thashë Vullnetit, nuk ka pasur tentativë për t’i marrë fëmijët, madje nuk i ka takuar me javë të tëra. Në momentin që jam kthyer në Kosovë ka pasur tentativa për të m’i marrë fëmijët. Kur flitet për fëmijët gjithmonë më kap një farë paniku. E di që duhet të shkojë te fëmijët e vet…si nënë që jam është gjithmonë ajo frika”.
E prekur, ajo e ndau me publikun edhe rendesen emocionale te te qenit larg fëmijëve, duke theksuar se asgjë nuk e rëndon më shumë se mendimi se ata mund të përdoren si mjet për të përmbushur qëllimet e ish-bashkëshortit.

Drenusha ka rrefyer më parë  dhunën fizike që kishte përjetuar gjatë martesës së saj. Fotografitë e dhunës, të publikuara në një intervistë televizive, tronditën publikun, duke shfaqur pamje të dhunës së ushtruar ndaj saj nga ish-bashkëshorti, Atilla Kardesh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF