Ndarja e Gerard Piqué dhe Shakira vazhdon të jetë kryefjalë dhe duket larg përfundimit. Kapitulli i fundit përfshin një intervistë të dhënë nga ish-futbollisti i FC Barcelona për CNN, ku ai diskutoi projektet e tij, por iu përgjigj edhe një pyetjeje personale.
Pas këtyre deklaratave të Pique, Shakira ka dhënë një intervistë për revistën GQ. Këngëtarja kolumbiane tha: "E kam kuptuar se miqësia zgjat më shumë se dashuria. Nuk e dija më parë. Jeta më mori një burrë, por më dha kaq shumë miq... Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë dashuri dhe mbështetje nga miqtë e mi. Duhet të kem bërë diçka të drejtë në jetë që të kem kaq shumë njerëz që kujdesen për mua”.
Ndërkohë më herët Pique tha, "Unë kam qenë gjithmonë shumë i qetë. Unë e njoh botën në të cilën jetojmë. E di që të gjithëve u pëlqen të kenë një mendim dhe këndvështrimin e tyre për gjërat. Media kontrollon një mesazh dhe, në përgjithësi, secili thotë atë që dëshiron”, shpjegoi Pique në intervistë.
-
Rituali i fundjavës: Trajtimet perfekte për fytyrën!
26 Tetor, 10:50
"E vërteta, apo ajo që ndodh në të vërtetë, nuk tregohet ashtu siç është. Kjo është diçka që nuk mund ta kontrolloj. Gjithmonë kam besuar se gjëja më e mirë është të jesh i rrethuar nga ata që janë më të afërt me mua - familja ime, miqtë e mi, njerëzit që të njohin vërtet e dinë se kush je dhe çfarë bën, dhe kjo më jep shumë qetësi”, ka vazhduar ish-futbollisti.
Pique e bëri të qartë: "Jam i lumtur, po kaloj shumë mirë dhe ndihem i privilegjuar. Jeta që kam patur, duke qenë në gjendje të luaj për klubin e ëndrrave të mia për më shumë se 20 vjet, duke pasur fëmijë të mrekullueshëm, një familje e mrekullueshme, miq të përjetshëm... Prej aty, kam krijuar gjëra si Kings League, duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë”.



















