Kylie Jenner ka folur së fundmi për stilin e saj të prindërimit, i cili ne fakt, qenka në kontrast me atë të motrës së saj, Kim Kardashian. Influencuesja 27-vjeçare, e cila është nënë e Stormit gjashtë vjeçare dhe Aire dy vjeçare, ndau mendimet e saj për rritjen e fëmijëve në moshën e mediave sociale. Jenner, e cila ndan fëmijët e saj me ish-partnerin Travis Scott, shpjegoi se është më e kujdesshme se motrat kur bëhet fjalë për praninë e fëmijëve të saj në internet.
Kim i lejon dy fëmijët e saj më të mëdhenj – North dhe Saint – të kenë akses në platforma si TikTok dhe YouTube, por Kylie, jo. Vajza e Kim, North ka 19.2 milionë ndjekës në TikTok dhe Saint ka kanalin e tij në YouTube me mijëra abonentë. Sakaq Kylie preferon t’i mbajë fëmijët e saj jashtë rrjetit për aq kohë sa të jetë e mundur. “Nuk dua që ata të kenë llogaritë e tyre në rrjetet sociale derisa të largohen nga shtëpia”, deklaroi ajo për Elle Magazine.
Kylie tregoi se kur bëhet fjalë për postimet për fëmijët e saj, ajo dëshiron që çdo përmbajtje të vijë nga ajo ose babai i fëmijëve të saj, dhe jo nga vetë fëmijët. Ajo gjithashtu përmendi se vajza e saj Stormi tashmë i njeh kërcimet TikTok pavarësisht se nuk ka llogarinë e saj, duke theksuar vështirësinë e mbajtjes së fëmijëve plotësisht larg mediave sociale. Ndërsa dikur ishte më aktive në Instagram, Kylie tani beson në ruajtjen e më shumë privatësisë për veten dhe familjen e saj.



















