KreuCelebrity

Bashkë pas martesave të dështuara, Gent Lasku- Rrëfim i rrallë për romancën me Eneda Tarifën!

Bashkë pas martesave të dështuara, Gent Lasku- Rrëfim i

Lidhja e tyre u be publike rreth nje vit me pare, dhe qe prej atehere Eneda Tarifa dhe Gent Lasku  kanë marre te gjithe vëmendjen e ndjekësve. Te dy, nga dy martesa të dështuara pohuan se gjetën më në fund dashurinë. I ftuar në një emision televiziv për të folur rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen shpirtërore, Gent Lasku, i cili ka shkruar tekstin e këngës “Më fort”, me të cilën partnerja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa, konkurron në “Kënga Magjike”, u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe. Ai tha se si çift ndajnë histori të ngjashme dhe zbuloi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.

Bashkë pas martesave të dështuara, Gent Lasku- Rrëfim i

“Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëri-tjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë. Në vlerësim dhe falënderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar, sepse na ka shërbyer kjo eksperienca, dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëri-tjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda, dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës,” u shpreh Lasku.

Nga ana tjetër, Eneda tha se ajo dhe Genti donin të bënin diçka të fortë, të bukur dhe frymëzuese, pasi është në një periudhë që dëshiron të bëjë këngë pozitive dhe motivuese. Lasku ka tre femije me ish bashkeshorten e tij, ndersa Eneda ka nje vajze nga lidhja e meparshme.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF