Geraldina, vajza e Princ Lekës dhe Elia Zaharias, pak ditë më parë mbushi 4 vjeçe. Teksa më 22 tetor Geraldina e ka festuar ditëlindjen, pranë nënës se saj, këtë fundjavë ka festuar me të atin, Princ Leka, i cili ka menduar një festë si në përralla për të bijën.
Pjesë e ditëlindjes ka qenë edhe partnerja e re e Princit, Blerta Celibashi, e cila në videon e publikuar në mediat sociale nga Princ Leka shihet e lumtur teksa ka pritur të ftuar dhe kujdesur për detajet e festës. Përkrah videos Princ Leka ka shkruar,
“Dje festuam një moment magjik për Geraldinën. Nga shkëlqimi i flokëve të borës te tingujt e të qeshurave, mbretëria jonë me temën e Frozen u mbush me ngrohtësi dhe mirësi. Ndjejmë mirënjohje të thellë për çdo mik që na u bashkua, jo vetëm për të ndarë këtë festë, por për të bërë këtë ditë plot gëzim, dashuri dhe lumturi të vërtetë. Ishte me të vërtetë një takim zemrash të mira, një mbledhje që na kujtoi forcën dhe bukurinë e miqësisë.
Mirënjohja jonë më e thellë shkon për organizatorët e mrekullueshëm dhe të gjithë ata që punuan me përkushtim pas skenave. Ju e kthyet një ide të thjeshtë në një përvojë mahnitëse, duke krijuar kujtime që do t’i mbajmë gjithmonë me vete. Faleminderit që e bëtë këtë ditë të Geraldinës të paharrueshme.
View this post on Instagram



















