KreuCelebrity

Demi Lovato dhe motra e saj ndajnë një lajm trishtë!

Demi Lovato dhe motra e saj ndajnë një lajm trishtë!

Motra e Demi Lovatos dhe gjithë familja kanë kaluar disa javë shumë të vështira, pasi mbesa e këngëtares ka ndërruar jetë pas një ndërhyje urgjente cezariane.

Madison de la Garza ka folur së fundmi publikisht në lidhje me këtë çështje, “Në mbrëmjen e 27 shtatorit, pas një ndërhyrje urgjente cezariane, unë dhe Ryan mbajtëm vajzën tonë të vogël për herë të parë dhe të fundit”, ka shkruar 22-vjeçarja në postim.

"Faleminderit, Xiomara, që na bëre prindër të engjëllit më të përsosur në parajsë. Mami dhe babi të duan vajzë e ëmbël", shtoi ajo në Instagram duke e ndarë lajmin e trishtë me të gjithë ndjekësit.

Demi Lovato dhe motra e saj ndajnë një lajm trishtë!

Ndërkohë që dhimbja më e madhe ishte dukshëm për nënën, edhe Demi Lovato e ka kaluar një kohë të vështirë, e cila ndau në rrjetet sociale se si ndihet për ngjarjen tragjike të ndodhur mbi një muaj më parë.

"Të dua shumë Xiomara. Një engjëll në çdo kuptim të fjalës. Unë do të jem tezja jote përgjithmonë", shtoi ajo në komentet e postimit nga motra e saj dhe përveç kësaj, në një Storie në Instagram, ajo postoi diçka edhe vetë.  "RIP për mbesën time të bukur, të përsosur Xiomara. Unë do të jem përgjithmonë tezja jote", postoi ajo teksa gjithashtu etiketoi Madison dhe i shkroi asaj "Të dua shumë".

                                                                                                                             

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF