Samir Mane është shqiptari i parë që hyn në listën e famshme te Forbes, e cila rendit miliarderët në të gjithë botën. Sipërmarrësi i njohur ka zene vend ne faqen e revistes prestigjoze si pronar i Balfin Group, Samir Mane. Forbes e liston si miliarderin e 2356 në mbare globin.
Në total në listën e miliardëve janë 3028 personalitete nga i gjithë globi. Sipas Forbes, Samir Mane ka një kapital me rreth 1.4 miliardë dollarë.
Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me qendër në Tiranë, Shqipëri. Ai u largua u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në 1991 dhe u transferua në Austri si refugjat. Por pas rikthimit, arriti te krijonte nje "perandori" te vertete biznesesh ne vend, ku hapi edhe qendrën e parë tregtare.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë sakaq vendi me numrin më të madh të miliarderëve, me pothuajse një të tretën e listës së këtij viti. Një rekord prej 902 miliarderësh amerikanë u renditën në klasifikim (nga 813 vitin e kaluar), me një pasuri totale prej 6.8 trilionë dollarësh. Nga 15 miliarderët më të pasur në botë, 13 janë shtetas amerikanë, përfshirë Elon Musk (me një pasuri të vlerësuar prej 342 miliardë dollarësh), francezi Bernard Arnault (178 miliardë dollarë) i LVMH, për herë të parë që nga lista e vitit 2022. Më tej në listë vijnë Mark Zuckerberg i Meta (216 miliardë dollarë), Jeff Bezos i Amazon (215 miliardë dollarë) dhe Larry Ellison i Oracle (192 miliardë dollarë), duke përmbyllur pesëshen kryesore.



















