KreuCelebrity

Sara dhe Bardhi zyrtarisht çift; japin puthjen e parë!

Sara dhe Bardhi zyrtarisht çift; japin puthjen e parë!

Mbrëmjen e kësaj të martë është krijuar çifti i parë në “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për Sarën dhe Bardhin, të cilët prej disa javësh kanë nisur flirtin e tyre dhe të gjithë prisnin që ata së shpejti do të bëheshin çift.

Pas shumë përqafimesh dhe përpjekjesh për puthjen e parë, puthja ndodhi në dhomën e rrëfimit, një moment i bukur që u duartrokit nga publiku.

Sara dhe Bardhi zyrtarisht çift; japin puthjen e parë!

Teksa panë një klip me momentet e tyre më të bukura, Bardhi më në fund arriti t’i “rrëmbente” puthjen e parë në buzë Sarës.

Fillimisht Sara tha se puthja do të vijë në momentin e duhur, duke “shuar” shpresat për atë që të gjithë e prisnin. Por nuk kaluan pak minuta dhe çifti realizuan puthjen e parë mes tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF