KreuStil Jetese

Sasia e nevojshme e vitaminës C!

Sasia e nevojshme e vitaminës C!

Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një njësojshmëri të madhe.

Sa ju nevojitet: Meshkujt: 90 miligramë në ditë; Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji); Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë; Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë; Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.



Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë. Ajo që është e rëndësishme është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

USHQIMET MË TË PASURA ME VITAMINË C
Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C. Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C. 1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C. Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C. Gjysmë racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.