Pjesa e tretë e trilogjisë së Xhaipurit, “Parfumierja e Parisit”, shkruar nga autorja indiano-amerikane Alka Joshi, sapo është botuar nga Shtëpia botuese “Mediaprint”.
“Artistja e kënasë” dhe “Të fshehtat e Xhaipurit” janë dy librat e parë të trilogjisë së Xhaipurit, e cila mbart një histori që, sapo u botua, u ngjit në krye të listës së librave më të shitur dhe tashmë po shndërrohet në një film serial.
Kjo trilogji ka rrëmbyer zemrat e gjithkujt, mes të cilëve edhe yje ndërkombëtarë, ku do të përmendim aktoren e njohur Reese Witherspoon.
"’Artistja e kënasë’ i autores indiano-amerikane Alka Joshi më magjepsi që nga kreu i parë deri në faqen e fundit”, shprehet aktorja Witherspoon.
Trilogjia e Xhaipurit është përkthyer në gjuhën shqipe nga Taulant Hatia.
Më poshtë do të gjeni pak nga ajo që do të mund të lexoni në librin “Parfumierja e Parisit”:
Paris, 1974. Tani Rada jeton në Paris, me bashkëshortin e saj Pierrin dhe dy vajzat. E ndien ende dhimbjen për djalin, që e dha për birësim shumë vite më parë, kur ishte ende fëmijë për vete, por i pëlqen që është nëna e dy vajzave dhe ka gjetur, më në fund, pasionin e jetës – thesarin e aromave. Kur i ngarkohet projekti i parë i rëndësishëm, Rada udhëton në Indi.
Është pranë një zbulimi të madh kur mëson se, djali për të cilin nuk i kishte folur kurrë bashkëshortit, është nisur drejt Parisit, në kërkim të saj, duke ia përmbysur kështu botën që e kishte menaxhuar me aq kujdes dhe duke e kërcënuar t’i shkatërrojë martesën e brishtë.
Për të mësuar se çfarë ndodh do t’ju duhet të lexoni librin...
*Romani "Parfumierja e Parisit" kushton 1 400 lekë


5 vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë!




Vitamina D; ja në cilat ushqime duhet ta gjeni!



Google paralajmëron përdoruesit!




Si të ngjyrosni vezët në mënyrë natyrale?

Nesër ndryshon ora; ja si shkojnë akrepat!





4 pije që ju duhen për një gjumë të mirë!
