Squid Game është kthyer ne një fenomen global dhe sezoni i dytë është po aq popullor mes fansave. Megjithatë, popullariteti i tij është zbehur disi nga polemikat që rrethojnë disa prej aktorëve. Edhe aktori i dashur Lee Jung-Jae, i cili interpreton lojtarin 456, ka një të kaluar të diskutueshme me akuzat për drejtim mjeti nw gjendje tw dehur. Dhe “Front Man” apo “lojtari 001” i sezonit 2 eshte ndeshur me disa skandale edhe pse në fund doli fitues në gjyq. Anëtarët e tjerë të kastit kishin probleme shumë më serioze. Fansat kritikuan mungesën e përgjegjësisë së producentëve, duke theksuar se disa anëtarë të kastit ishin përfshirë në skandale të rënda. Ndërsa seriali vazhdon të jetë një sukses global, diskutimet rreth etikës dhe përgjegjësisë sociale në industrinë e argëtimit mbeten të hapura.
Këtu janë polemikat më të mëdha rreth kastit të Squid Game:
Lee Jung-Jae – Drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe akuza të përsëritura për sulm
Lee Byung-Hun – skandale shantazhi, mashtrime dhe akuza për kumar
O Yeong-Su – dënim për agresion seksual
T.O.P – polemika lidhur me përdorimin e drogës dhe shërbimit ushtarak
Lee Jin-Wook – akuza për agresion seksual
Song Young-Chang – dënim për prostitucion minorenesh
Park Sung-Hoon – Postim i diskutueshëm në Instagram