KreuCelebrity

Bëhet virale fotoja që postoi Meghan Markle pas 5 vitesh mungese në Instagram!

Bëhet virale fotoja që postoi Meghan Markle pas 5 vitesh mungese

Meghan Markle është rikthyer në Instagram pas pesë vitesh mungesë. Bashkëshortja e Princit Harry nuk e kishte përditësuar llogarinë e saj në rrjetin social që kur njoftoi tërheqjen nga familja mbretërore. Harry dhe Meghan që prej atëherë kanë hapur një llogari në Instagram për Fondacionin Archeëell, një bamirësi që synon "të identifikojë nevojat imediate, të zbatojë iniciativa kuptimplota dhe të nxisë ndryshime afatgjata".
Cifti i kaloi pushimet larg familjes mbretërore, dhe tani, në fillim të vitit, Meghan Markle postoi një imazh i cili u bë shumë shpejt viral. Fotot tregojnë Dukeshën e Sussex duke vrapuar në plazh dhe duke shkruar "2025" në rërë. Sipas revistës People, videoja është filmuar nga Princi Harry në një plazh pranë shtëpisë së tyre në Montecito, Kaliforni.

Bëhet virale fotoja që postoi Meghan Markle pas 5 vitesh mungese


Dukat e Sussex-it, Meghan Markle dhe Princi Harry, së fundmi kanë prezantuar kartalinen e tyre me rastin e festave të dimrit, dhe në mesin e fotove ka rrëshqitur një foto e rrallë e dy fëmijëve të çiftit: Archie (5 vjeç) dhe Lilibet (3 vjeç). Në fillim të vitit 2020, Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan se do të tërhiqeshin si anëtarë të lartë të Familjes Mbretërore Britanike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF