KreuCelebrity

Shakira publikon albumin e parë pas 7 vitesh: Lotët e mi u shndërruan në diamante!

Shakira publikon albumin e parë pas 7 vitesh: Lotët e mi u

Shakira është gati për të publikuar albumin e saj të 12-të, i pari në shtatë vjet. Sipas një njoftimi për shtyp, albumi titullohet Las Mujeres Ya No Lloran (Femrat nuk qajnë më) dhe cilësohet si një testament për “rezistencën dhe forcën e Shakira-s dhe fuqinë e muzikës për të transformuar edhe përvojat më të vështira në momente të çmuara”.

“Bërja e këtij albumi ka qenë një proces alkimik. Gjatë shkrimit të çdo kënge po rindërtoja veten. Ndërsa i këndoja, lotët e mi u shndërruan në diamante dhe dobësia ime në forcw”, tha këngëtarja në një deklaratë, teksa është zbuluar se data që ka zgjedhur për ta publikuar është 22 mars.

Shakira publikon albumin e parë pas 7 vitesh: Lotët e mi u

Albumi me 16 këngë do të përmbajë tetë këngë të padëgjuara më parë, një remix dhe shtatë këngë të lëshuara më parë si “Music Sessions Vol. 53” me Bizarrap, “TQG” me Karol G, “Te Felicito” me Rauë Alejandro dhe “Copa Vacía” me Manuel Turizo.

Kujtojmë që në shtator, Shakira u nderua me çmimin e lakmuar të MTV Video Music Awards, i cili njeh arritjen e jetës së një artisti.

Tags:

shakira

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF