KreuCelebrity

Shuhet gazetarja e “Mediaset”, në moshën 35-vjeçare!

Shuhet gazetarja e “Mediaset”, në moshën

Gazetarja Carlotta Dessì është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare. Gazetarja e “Mediaset”, ku punoi për disa programe, humbi betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej muajt gusht.

Brenda pak muajsh gjendja e Carlotta Dessì u përkeqësua, pavarësisht kujdesit të menjëhershëm, dashurisë së familjes, të afërmëve dhe kolegëve të saj, nuk ia doli.

Kohët e fundit gazetarja me shumë forcë dhe guxim ka qenë e ftuar në programin ku ka qenë korrespondente vitet e fundit. Ishte hera e saj e fundit në TV, një lloj lamtumire. Ajo nuk ishte në gjendjen më të mirë, po i nënshtrohej një trajtimi të rëndë, por u shfaq e qeshur dhe optimiste: ende kishte shpresën për t'ia dalë.

Shuhet gazetarja e “Mediaset”, në moshën

 “Duhet të luftosh, jo të dorëzohesh. Një gjë është e qartë, nuk jam vetëm. Nuk kam qenë për asnjë moment që prej ditës së parë që zbulova sëmundjen time, 4 muaj më parë. Nga ai moment jeta ime ndryshoi. Ndryshoi për mua, për familjen time, për partnerin tim”, u shpreh në atë kohë e reja, duke dhënë një mesazh force dhe kuraje për të gjithë telespektatorët.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF