KreuCelebrity

Sot nis “Mirëmbrëma yje”, mesazhi që përcolli Arbana përpara fillimit të programit!

Sot nis “Mirëmbrëma yje”, mesazhi që përcolli

Sot nis programi më i ri i Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje”, mbi te cilin eshte folur shpesh keto dite. Pak me heret, moderatorja erdhi me një reagim në rrjete sociale teksa i ka dedikuar dy fjalë programit dhe të gjithë personave që janë gjendur aty për të.

Sot nis “Mirëmbrëma yje”, mesazhi që përcolli

Në një postim në të cilin ka ndarë disa fotografi rreth prapaskenave të xhirimeve, Arbana shkruan:

“Sonte nis “Mirëmbrëma yje” një program që e kam shumë përzemër për atë çka përfaqëson për mua që shpresoj të përçohet dhe tek ju. Një hapësirë me energji të mira, njerëz frymëzues, histori të padëgjuara, muzikë “prej vërteti” dhe të qeshura nga shpirti.

Kam dashur të bëj një program që kur të mbarojë të lërë një shijë të mirë tek njerëzit dhe uroj me gjithë zemër te arrij këtë që është pikësynimi im i vetëm. Nuk do t’ia kisha dalë dot pa partnerë dhe bashkëpunëtorë që besuan në këtë projekt pa patur asnjë “frame” para syve.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF