KreuCelebrity

Tentoi t'i futej në shtëpi Shakirës; arrestohet përndjekësi: Është gruaja ime!

 Tentoi t'i futej në shtëpi Shakirës; arrestohet

Këngëtarja kolumbiane Shakira u transferua në Miami me fëmijët e saj në prill të vitit 2023, pasi u nda nga ish-futbollisti i Barcelonës Gerard Piqué pas 11 vitesh martesë. Autoritetet në Florida, Shtetet e Bashkuara, arrestuan 56-vjeçarin Daniel John Valtier me akuzën se dyshohet se përndiqte Shakiran.

Mësohet se ai shkoi në derën e shtëpisë së saj me qëllim që të hynte brenda dhe sipas tij ishte në një lidhje me këngëtaren kolumbiane. Përndjekësi i dyshuar pretendoi dhe përsëriti para një gjyqtari në gjykatë se Shakira ishte gruaja e tij dhe ai fliste me të gjatë gjithë kohës.

Gjyqtari ka firmosur edhe një urdhër ndalimi në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj kontakti me këngëtaren kolumbiane, përmes askujt apo rrjeteve sociale. Me përjashtim të paraqitjeve të kërkuara nga gjykata.

Tentoi t'i futej në shtëpi Shakirës; arrestohet

Sipas raportit të policisë, ai përballet me një akuzë për ngacmim, për publikimet në mediat sociale në lidhje me këngëtaren dhe dërgesat e çokollatave dhe shisheve të verës në shtëpinë e saj midis fundit të dhjetorit dhe fillimit të vitit 2024.

Arrestimi u bë pasditen e së hënës, 8 janar, pasi autoritetet vunë re se përndjekësi kishte mbërritur në shtëpinë e këngëtares me një taksi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF