KreuCelebrity

“U shfaqe për të shëruar plagët e lëna”, Shakira i dedikon këngë dashurisë së re?

“U shfaqe për të shëruar plagët e lëna”,

Postimet e Shakirës në rrjetet sociale janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas ndarjes së saj me ish-futbollistin Gerard Pique. Këngëtarja kolumbiane duket se ka gjetur sërish dashurinë. Ose të paktën kështu spekulojnë disa nga fansat e saj pasi kanë dëgjuar një fragment të këngës së saj të re “Nassau”, e cila është pjesë e albumit të saj të ri “Las mujeres ya no lloran”, (Femrat nuk qajnë më’).

Teksti i publikuar në rrjetet e saj sociale flet për një lidhje të re të mundshme për Shakirën: "Kisha premtuar se nuk do të dashuroja më, u shfaqe për të shëruar plagët e lëna nga ajo. E kisha të mbyllur me çelësa dhe me dry, por po më pëlqeni shumë”.

Do duhet të presim deri më 22 mars për më shumë detaje, pasi albumin i saj i ri do të publikohet në atë datë. Deri më tani, as këngëtarja dhe as a ekipi i saj nuk ka sqaruar nëse ky mesazh ka të bëjë vërtetë më Shakirën apo është thjesht një tjetër krijim artistik pa u bazuar në histori të vërtetë.

“U shfaqe për të shëruar plagët e lëna”,

Gjatë muajve të fundit, duket se tensioni mes saj dhe Pique është reduktuar, pas disa javësh intensive ku Shakira i dedikoi edhe disa këngë ndarjes së tyre.

Të shumtë janë ndjekësit që kanë shprehur përmes rrjeteve sociale dëshirën për të dëgjuar diskun më të ri të artistes kolumbiane.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF