KreuCelebrity

Unaza/ Fejohet Dua Lipa!

Unaza/ Fejohet Dua Lipa!

Dua Lipa është fejuar! Ylli i popit dhe aktori Callum Turner kanë vendosur të hedhin hapin tjetër në lidhjen e tyre dhe fansat nuk mund të jenë më të emocionuar. Çifti, të cilët kanë më pak se një vit që janë në lidhje, kanë ndarë lajmin e tyre të lumtur gjatë festave të fundvitit.

Dua zgjodhi që lajmin ta ndarjë në ‘heshtje’ duke publikuar disa foto nga pushimet e saj në Instagram. Mes pamjeve, dekorimeve festive dhe buzëqeshjeve, ajo që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve ishte unaza e diamantit vezullues në gishtin e martesës.

Unaza/ Fejohet Dua Lipa!

Menjëherë pas kësaj, burimet konfirmuan fejesën, duke thënë: “Dua dhe Callum janë tepër të lumtur. Ky ka qenë një fund i mrekullueshëm i një viti tashmë të mrekullueshëm për Duan".

Çifti për herë të parë u pa në një festë premierë për shfaqjen Apple TV+ të Callum në fillim të këtij vitit. Lidhja e tyre u bë më publike disa muaj më vonë, kur u panë të largoheshin së bashku nga BRIT Aëards, të lumtur dhe të relaksuar.

“Dua Lipa e fejuar?! OMG, jam shumë i lumtur për të!”; "Ajo meriton gjithë dashurinë në botë!”; “Duhej të ishim unë dhe Dua”, ishin disa nga komentet.

Ndërsa detajet e dasmës së tyre janë ende të fshehta, është e qartë se ky çift është gati për të ardhmen së bashku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF